Skip to content

“Ujku” COVID dhe “mama Dhia”

Është gjithmonë e vështirë të gjesh një mënyrë për t’u shpjeguar më të vegjëlve çfarë është Covid -19 dhe pse duhet të rrinë të mbyllur brenda për t’u mbrojtur prej tij.

Familja Dedvukaj në Tuz të Malit të Zi përdor përrallën e “mama Dhisë’ ku ujku është koronavirusi dhe “mama Dhia” është mbrojtësja nga Covid 19. “Mama dhia” u thotë të mos hapin derën që të mos hyjë virusi.

____________

Në karantinë me Tanin:

Familja e Xhevdet Gashit, kompozitori i njohur nga Kosova, gruaja Afërdita dhe djali Tani, 8 vjeç, po kalojnë së bashku karantinën, pikë së pari me muzikë. Ata të tre kanë mësim, muzikë dhe punë nga shtëpia. Tani thotë që nuk dalin sepse mund të hasin në dikë që nuk e di që e ka virusin dhe ua ngjit. I pyetur se çfarë ndodh nëse infektohesh me koronavirus, Tani thotë: “ose vdes, ose shpëton”.

________________

Mësuesja në karantinë:

Familja e Arben Ratkocerit ku gruaja është mësuese e Gjuhës Shqipe, vazhdon mësimin online dhe duhet të kujdeset për 3 burrat e shtëpisë, burrin dhe dy djemtë. Mësimi online nuk është i lehtë, por megjithatë po funksionon.
_________________

Viola në Trieste:

Sara Zoto, violiste, flet nga Trieste në izolim dhe nga një qytet ku rrugët janë të shkreta. Sara komunikon me familjen në Shqipëri përmes “Skype”. Ajo thotë se muzikantët janë me fat sepse muzika i ndihmon shumë ta kalojnë më lehtë karantinën.