Skip to content

Ja çfarë moti na pret sot/ Dita nis me diell, temperaturat në mëngjes ulen dhe…

Pas dy ditësh me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, moti u kthjellua sërish.

Sipas Shërbimit Metereologji, ditën e sotme do të mbizotërojë moti me diell.

Ja parashikimi sipas SHMU

Era veriore, e cila vijon të jetë e vrullshme kryesisht në bregdet, do të humbë gradualisht forcën e saj ditën e nesërme. Po kështu valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie në të gjithë vendin.

në zonat malore -2⁰C deri 15⁰C

në zonat e ulëta 2⁰C deri 21⁰C

në bregdet 6⁰C deri 22⁰C

Ju urojmë një ditë të mbarë!