Skip to content

VIDEO/ Seanca e pazakontë në Kuvend, si janë ulur deputetët

Ka filluar seanca plenare në Kuvend ashtu sikurse ishte njoftuar. Siç shihet nga pamjet deputetët nuk janë ulur jo si zakonisht, ndërsa kanë respektuar distancat.

Sakaq, në fjalën e tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shprehu ngushëllimet familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre nga Covid-19. Po ashtu Ruçi i uroi shërim të shpejtë deputetit Adriatik Alimadhi si dhe shprehu mirënjohjen për mjekët, policët dhe gazetarët.

“Do u shprehja ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën dhe po ashtu edhe do ti uroja shërim të shpejtë kolegut tonë Adriatik Alimadhit. Do u shprehja falenderimet mjekëve dhe infermierë shqiptarë që janë në vijën e parë.

Po ashtu edhe 30 mjekëve që shkuan në Itali. Kombi nuk do ua harrojë. Mirënjohje edhe për policinë e shtetit, po ashtu edhe për gazetarët dhe kameramanët”, tha Ruçi.