Skip to content

Manastirliu: Në Shqipëri ka 518 të prekur, kemi më shumë të shëruar se të infektuar aktivë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zbuloi se në Shqipëri janë 518 të infektuar në total.

Kjo do të thotë se në 24 orët e fundit janë shtuar edhe 24 raste të reja, pasi të mërkurën ishin 494 të prekur. Shifrën ajo e bëri të ditur gjatë fjalës së saj në Parlament.

“Sot Shqipëria konfirmon 518 të prekur nga COVID-19, ose 10,7% raste të testuara pozitivë në 4.830 testimet e kryera, një raport ky i pranuar nga OBSH për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve të dyshuara. Personeli mjekësor është testuar pa ndërprerë, mbi 800 testime janë kryer. Më pak se 9% të personelit të testuar rezultojnë të prekur, dhe mbi gjysma e tyre janë të shëruar. Do vijojmë të mbrojmë mjekët duke garantuar testim dhe mbrojtje.”

Manastirloi shtoi se prej pesë ditësh jemi në rrugën e duhur sepse numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve aktivë.

“Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktivë. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, por ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar.”