Skip to content

FOTO/ Ruçi “imun”, Valteri me maskë të personalizuar. Si janë “armatosur” deputetët

3b5c4442 151e 4e22 ae80 61ced5bde3e7

Deputetët e vendosur në distancë nga njëri tjetri në seancën e sotme plenare janë pajisur edhe me mjetet mbrojtëse si maska dhe doreza.

Gjatës fjalës së tyre në Kuvend ata kanë qëndruar pas maskë, por ajo që bie në sy është modeli i ndryshëm i tyre. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ulur në distancë nga pjesë tjetër ka qëndruar pa maskë.

Lexo edhe: Kuvendi “gjurmon” koronavirusin me termometër, deputetët në radhë për të matur temperaturën

Deputetët Kujtim Gjuzi, Pandeli Majko, Evis Kushi, Blerina Gjylameti, Vasilika Hysi kanë vendosur një maskë të thjeshtë kirurgjikale. Por nga ana tjetër bie në sy deputeti Halit Valteri i cili ka vendosur një maskë të zezë, të personalizuar. Ndërsa ndryshe është shfaqur edhe Alket Hyseni i cili ka vendosur një maskë të kuqe. /