Skip to content

Beteja në vijën e parë me COVID-19/ Kryeinfermieri i Infektivit tregon përballjen me sëmundjen

Përditshmëria e njerëzve ka ndryshuar rrënjësisht që me shpalljen e pandemisë së virusit korona. Por ata që e kanë kthyer rrezikun nga sëmundja në një rutinë, janë pjestarët e personelit mjekësor.

Ky është Ilir Velsula, kryeinfermier ne spitalin infektiv. Dita e tij e punës nis me veshjen e posacme të paisjeve mbrojtëse, para se të zhcvendoset në pavionin e mbushur me pacientë

Pas një dite të gjatë pune, Iliri mund të dalë në oborrin e infektivit, për tua lënë rradhën kolegëve. Kjo pandemi ka lënë gjurmë të thellë tek ai.

ILIR VELSULA

KRYEINFERMIER NE SPITALIN INFEKTIV

“Qe nga momenti qe doli covidi ne kine , ne qe jemi ne spitalin e infektivit e denim qe do te vinte edhe ketu , patjeter qe do vinte dhe ketu , ne e denim kete gje qe do vinte ketu tek ne , edhe pse nuk e dinim se kur”

Stresi i ditëve kur rastet te para me koronavirus u shfaqën në vend, ishte shumë i lartë.

Ditet e para ishin goxha ankth per neve sepse ishte dicka e nuk e njihnim , ishte dicka shume e medializuar si dicka hume e frikshme , dhe eshte realisht e friksme, por ne fillim e kishim vetem te treguar

Problemi më i madh mbetet menaxhimi kompelks që kërkohet për cdo pacient. Secili ka historinë e tij personale.

Vejme re dicka  qe pacientet jane te frikesuar kur vijnë , jane te ngarkuar psikologjikisht , ndoshta dhe nga informacinet qe marrin , ose ne rrjetet sociale qe shohin shume te semure dhe se eshte nje semundje e rrezikshme dhe nuk te afrohet njeri , duke I bere at ate vine shume te stresuar.

Por Iliri thotë se kjo situate e pazakonte I ka afruar me shume me pacientet.

Ne gjithmone mundohemi ti gjendemi afer me te gjitha sherbimet , si ushqimi ashtu si higjenen personale sepse te gjitha I presin nga ne sepse nuk ka nje visitor qe mund te vi , sic mund te jete ne nje situate normale

Frika se mund të infektojë familjaret te tij eshte shume e madhe, por ai  mundohet te marre t gjitha masat te duhura. Dhe gjithcka nis nga dezinfektimi i duarve.

Zakonisht kur une vi ne shtepi  mundohem te ruhem shume , une sa vi le kepucet pas dere  futem direct bej dush dhe dal , gjithmone rri me maske sepse kam hallin e cun sepse ai eshte I vogel 3 vjec

Problemi me I madh i kryeinfermierit është se nuk mund të afrohet me djalin per ti dhënë përkushtimin që ai do.

Gjithsesi me ate e kam pak te veshtire qe ta mbaj larg sepse ai eshte femije dhe do qe te te perqafoj te loze , do qe te afrohet , ndonjehre se dhe merzitet kur une nuk e afroje. Me mire ta mbajme pak larg tani dhe te kemi shendetin se sa mos tja prishim qejfin djalit .

Iliri thotë se qe ditën e pare  të shfaqjes së koronavirusit, te gjithe mjeket dhe infermieret kane punuar me ore te zgjatura e pa asnjë dite pushimi, por ky është një mision që duhet përmbushur deri më fund, pavarësisht cdo sakrifice.