Skip to content

Shifra të frikshme në Britani, 740 të vdekur brenda një dite

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore dhe sociale NHS në Angli, ka njoftuar për 740 vdekje të reja të njerëzve që testuan pozitiv me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara dhe të raportuara nga spitalet në Angli në 12396 veta.

Ndërkohë, sot pritet që masat shtërnguese të mbylljes në mbarë vendin të zgjatet për tre javë, pasi Sekretar i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, Matt Hancock këmbënguli që heqja e rregullave të bllokimit do të kërkojë kohë”.

Ndërsa ka pasur një rënje të numrit të vdekjeve, sekretari i NHS tha që numrat janë ende shumë të larta. Ai tha: “Se tani është shumë heret për të thënë që ne duhet t’i heqim masat dhe pse shohim se mund të kemi arritur një kulm, numrat nuk po bien akoma.” Ndërkohë një këshilltar kryesor qeveritar ka paralajmëruar se distancimi social duhet të mbetet në fuqi derisa të gjendet një vaksinë koronavirus.