Skip to content

Koronavirusi në Itali, ulet sërish numri i fataliteteve. Ja sa ishin në 24 orët e fundit

Për të tretën ditë më radhë ulet sërish numri i fataliteteve në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 525 persona me COVID-19 (dje ishte 578), duke e çuar numrin në total në 22,170.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 168,941 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës).

Rritja të infektuarve është 3,789 (të mërkurën ishte +2,667), duke regjistruar një rritje të numrit.

/TPZ.al/