Lideri i Opozitës në një komunikimin me gazetarët u shpreh se qeveria duhet të ulet dhe të dëgjojë biznesin.
I pyetur se cilin model do të ndiqte nëse do të ishte në pushtet, tha se do të fokusohej në tre vendime: anulimin e 10 apo 12 koncensioneve, shkurtimin e 140 milion eurove nga buxheti aktual dhe rritjen e testimeve me të paktën 10 mijë testime në javë.
Lideri i PD shtoi se vendi ka nevojë për një strategji për të dalë një kjo situatë, duke i bërë kështu thirje kryeministrit që rrisë ndihmën financiare për njerëzit dhe të ndryshojë buxhetin.
Basha, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, se kur mund të dalë vendi nga izolimi për shkak të COVID-19, theksoi se nuk ka ndërmend të flasë kot kur ende nuk ka një plan konkret nga qeveria.
Nëse ju do të ishit në pushtet cilin model do të zgjidhnit?
Basha: Si kryeministër do të bëja 3 vendime të menjëhershme; do të anuloja me pushtetet që më jep emergjenca civile të 10 apo 12 kontratat koncesionare që i kushtojnë Shqipërisë 2 miliard euro. Së dyti do të shkurtoja të paktën 140 milion euro nga buxheti aktual me investime kapitale dhe shpenzime operacionale, do të liroja menjëherë 260 milion euro dhe do të ndërtoja një paketë e cila do të kishte 2 elementë kryesorë; mbështetje për shëndetësinë dhe rritje të testimeve me të paktën 10 mijë testime në javë, analizimin e këtyre të dhënave, dhe në bazë të tyre marrjen e masave të mëtejshme dhe pjesën tjetër mbështetje për çdo familje në nevojë, për çdo individ të pamundur dhe për të gjitha bizneset.
