Vazhdon bilanci tragjik edhe në Francë, 753 persona humbin jetën brenda ditës nga Covid-19
Në Francë, koronavirusi vazhdon të marrë me qindra jetë njerëzish në ditë. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, brenda 24 orëve, si pasojë e Covid-19 në vendin evropian kanë humbur jetën 753 persona.
Kështu, numri toatl i viktimave në vend rritet në 17,920.
Shifrat u raportuan nga Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetësinë sipas të cilës 417 vdekje u regjistruan në spitale dhe 336 në institucione sociale dhe mjekësore-sociale si shtëpitë e të moshuarve.
Në total, autoritetet franceze raportuan se 31.305 persona ishin shtruar në spital. Franca është vendi i katërt në botë më i prekur nga koronavirusi, pas SHBA-ve, Spanjës dhe Italisë. /
