Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga plani i qeverisë për hapjen graduale të bizneseve. Kreu i qeverisë tha se po planifikohet fillimisht hapja e bizneseve me risk të ulët.
Të gjitha bizneset që do hapen do operojnë me një klient dhe do marrin masa mbrojtëse. Kryeministri u shpreh në emisonin “Opinion” se skenari i hapjes përfshin tre kategori; kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë.
Rama theksoi se skenari i hapjes do të jetë gradual dhe do shoqërohet me protokolle të caktuara, ndërsa shtoi se java e ardhshme do të jetë përgatitore.
“ Te kategoritë me risk të ulët kur merren parasysh, shitja me pakicë, tregti me pakicë në dyqanet e specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve, e mobiljeve, luleve, bimëve, audio e video.
Lojërat e lodrat për fëmijë. Është shumë e rëndësishme të hyjë në fuqi Kodi Penal dhe nuk bëhen numra me jetët e njerëzve.
Java e ardhshme do të jetë përgatitore, ne do t’i themi këtyre bizneseve se çfarë i pritet nëse nuk resepktohen rregullat dhe protokollet e sigurisë, ku edhe ato do të garantojnë veten dhe klientët”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë tha se do procedohet hap pas hapi dhe pas dy javësh do shihet fasha e dyte e hapjes, ato me risk të mesëm.
“Me risk të mesëm janë bizneset transporti rrugor, i pasgjerëve, tregtia me pakicë të mallrave të përdorura. Rreziku i larte jane restorant, qe nuk kane shperndarjen deliveru, aktivitetet e sherbimeve uhqimore, arsimi, aktivitetet shlodhese, sportive, palestrat, transporti nderurban“, tha Rama.
