Katër të infektuar të rinj me koronavirus në Krujë. Mësohet se tre prej të prekurve janë punonjës të një fasonerie, ndërsa i infektuari i katërt është djali i një prej punonjësve.
Me katër rastet e reja, numri i të konfirmuarve me COVID-19 në Krujë shkon në 11. Të dhënat pritet të përditësohen në daljen e mesditës nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se policia bashkiake ka mbyllur tregun e fruta-perimeve në qytet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit Koronë.
Në total në vendin tonë kemi 518 raste.
