Skip to content

Kosovë, humb jetën një person nga koronavirusi, shkon në 12 numri i viktimave

Ka humbur jetën paraditen e sotme një person i infektuar me koronavirus në Kosovë.

Klinika Infektive bën me dije se viktima ishte nga Komuna e Ferizaj dhe se ishte shtruar në spital prej pesë ditësh, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Vdekja e këtij personi e çon në 12 numrin e viktimave në Kosovë.