Skip to content

FOTO/ U infektua me koronavirus, rikthehet në detyrë një muaj më pas dhe ja si e pret stafi

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skender Brataj ka mposhtur Covid-19 pas infektimit me virusin në 20 mars dhe izolimit në shtëpinë e tij prej gati 1 muaji.

Doktori është rikthyer të premten e 17 prillit në punë, në ambientet e Urgjencës dhe në ditën e tij të parë të punës pas betejës me koronavirus, është pritur me duartrokitje nga stafi i spitalit, që kanë nisur në oborrin e institucionit e që kanë vazhduar deri në ambientet e brendshme.