BERAT– Mjeku Edison Skëndo, i cili një ditë më parë u vu në pranga pasi akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë është liruar nga qelia. Pamjet e sigurara nga Dosja.al, tregojnë momentin kur turma e qytetarëve duartrokasin për Skëndon që lë qelinë e paraburgimit dhe tashmë është nën masën “Detyrim paraqitjeje”.

Edison Skëndo, mjeku i Urgjencës në Berat u arrestua një ditë më parë nga policia, pasi udhunua nga drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmeti.

Në pamjet e publikuara shihej mjaft qartë momenti idhunës në momentin që mjeku Skëndo po dilte nga pallati i tij.

Mjeku Skëndo shoqërohej edhe nga kushëriri i tij farmacist, dhe të dy kishin dalë për të shkuar në punë. Ata janë ndaluar nga drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti dhe pas debateve verbale për autorizimin, drejtori e tërheq nga bluza mjekun Skëndo.

Pavarësisht pamjeve, policia arrestoi Skëndon dhe e akuzoi si iniciator të debatit dhe provokues. Padi ka pasur edhe nga ana e familjarëve të mjekut, të cilët pretenduan se Skëndo u rrah padrejtësisht nga Ahmeti.

Burimi: Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re