Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se dy rastet e reja të infektuara me koronavirus në Kurbin janë punonjëse të fasonerisë me raste infeksioni në Krujë. Basha tha se kjo është një këmbanë alarmi që duhet të sjellë menjëherë mbylljen e fabrikave fasone në vend për të shmangur rrezikun e infektimit të 70 mijë punonjësve.
“Sa më shumë teste të bëhen aq më shumë të inferktuar bëhen. Virusi ka prekur edhe qytetarë të tjerë. Shumica e tyre janë vajza dhe gra që punojnë në fasoneri. Rasti i Krujës është po ashtu sot shqetësues. Raportohet se nga Kruja infeksioni është përhapur në Krujë. Rastet e para në Kurbin janë punonjëse të fasonerisë në Krujë. Atyre thjesht i është kërkuar të izolohen pa kryer testimet.
Rasti i përhapur nga fasoneria e Krujës në dy zona në Kurbin është kambanë alarmim. Opozita e ka pasur informacion e infektimit në Krujë dy ditë më parë, dhe kemi informuar autoritetet në mënyrë institucionale në minutat e para të marrjes së informacionit, por qeveria vepron me shumë vonesë. Rastet e infeksionit në fasoneri kërkon ndërhyrje urgjente. Nuk ka më kohë për refuzime kokëforta. Qeveria duhet të mbyllë fasoneritë në të gjithë vendin.
Duhen masa konkrete për ndihmën e biznesit, në të kundërt jo vetëm bëhet përgjegjëse por con dëm sakrificën e shqiptarëve. Të testohen të gjithë punonjësit në fasoneritë e prekura. Duke mbyllur fasoneritë, testimin dhe gjurmimin shmanget mundësia e infektimit të 70 mijë qytetarëve. Përhapja e virusit do të na kushtojë më shumë se paga e këtyre punonjësve sot“, tha Basha./
