Skip to content

Sërish bilanc tragjik në Britaninë e Madhe, 847 persona humbin jetën nga koronavirusi brenda ditës

Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Britaninë e Madhe ka pësuar një rënie ditën e sotme, por bilanci sërish mbetet tragjik. Brenda 24 orëve të fundit, në vend humbën jetën 847 persona, ndërsa po shtohet shpresa se kurba e epidemisë mund të jetë drejt sheshimit.

Kjo pasi në të gjithë spitalet anglezë janë regjistruar më pak se 900 viktima  për 6 ditë rresht dhe njerëzit kanë filluar të besojnë se ditët më të këqia ndoshta mbaruan.

10 prilli ishte dita me numrin më të lartë të viktimave në Britaninë e Madhe, në këtë ditë humbën jetën si pasojë e koronavirusit 980 persona. Raportohet gjithashtu se ky ka qenë bilanci më i rëndë në të gjithë shtetet e Evropës.

Më herët “rekordin” e viktimave për një ditë e mbante Spanja ku më 3 prill humbën jetën 950 persona.

Në total, Anglia numëron 14,576 viktima. Ndërsa, brenda 24 orëve, në vend u regjistruan 5,599 raste të reja me koronavirus duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të rritet në 108,692. /