Skip to content

‘The f*ck?!’/ Nuk dëgjon dot më Fevziun, Rama inatoset dhe i shket goja ‘live’, ia këput të sharës në anglisht

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në emisionin “Opinion” për të folur lidhur me paketat ekonomike për të përballuar situatën e koronavirusit në vend. Mirëpo lidhja ‘live’ nga zyra e tij ka pasur probleme me dëgjimin.

Pas shkëputjes së parë të sinjalit, Rama u largua nga ekrani, ndërsa herën e dytë kamera u fokusua tek kreu i qeverisë, i cili përpiqej që të rregullonte mikrofonin. Në nerva e sipër, kryeministrit i shkau edhe një fjalë e pistë por në anglisht.

“The fuck!”,-tha Rama, ndërsa moderatori Blendi Fevziu kërkoi rregullimin e linjës nga ana e regjisë.


(k.m/dosja.al)