Pas vendimit për të lejuar pensionistët të dalin të shtunën në mëngjes deri në orën 11.00 të mesditës, kryeministri Rama ka firmosur një tjetër vendim të rëndësishëm. Përmes një postimi në facebook, Rama thotë se nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç.
Rama nuk harron të kujtojë: Kujdes! nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.
Por, nuk harron në fund të statusit të tij të thotë se të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00.
Ndërsa më pas hyn në fuqi rregulli tjetër, që parashikon punë për ata që lejohen.