Skip to content

“Mos i besoni rrenave për koronavirusin, dilni bëni qejf, takoni njerëz”: Rama poston videon e çuditshme, thelbi është në fund

 

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Instagram një video komike përmes të cilës një djalë i bën thirrje qytetarëve që të dalin në kafe dhe restorante e të takojnë të afërmit duke mos i besuar thirrjeve për t’u distancuar.

Në fund fare, i riu thekson se është pronari i një agjencie funerale duke e mbyllur kështu videon me një mesazh të fortë.

 

View this post on Instagram

 

🤣

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

“Nuk mund të rrija pa i thënë dy fjalë për këtë mashtrim që op i bëhet krejt njerëzve anembanë botës. Ky koronavirusi, është thjesht një rrenë e sajume nga këto kryeministrat tonë maskarenj, mos i hani këto rrena po dilni takoni të afërmit tuaj, takoni shoqet e shokët, dilni në kafe, pini shisha, shkoni në punë. Me respekt për ju, agjenci funerale Gimi”, shprehet i riu në videon e publikuar nga Rama.