Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin që të planifikojë një paradë ushtarake ku ushtarët do të marshojnë dhe tanket të vërshojnë në rrugët e Uashingtonit, njofton The Guardian.

Kjo kërkesë u kritikua, pasi grupe veteranësh e krahasuan presidentin me ata “burrat e fortë të republikave të bananeve”.

Trump kërkon një paradë madhështore të ngjashme me festimet e Ditës së bastijës në Paris, sipas The Washington post.

Ai e parashtroi planin e tij në një takim në Pentagon më 18 janar ku ishin dhe Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe krerë të tjerë ushtarakë.

Urdhri i marshimit ishte: Unë dua një paradë si ajo e Francës”, tha zyrtari për Post. “për këtë po punohet nga nivelet më të larta të ushtrisë.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re