Skip to content

Pas atyre nga Stambolli, riatdhesohen edhe 110 shqiptarë nga Roma

Kanë ardhur në Shqipëri 110 shqiptarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Itali për shkak të koronavirusit. Kështu, është bërë i mundur riatdhesimi i 110 qytetarëve.

Në bazë të rregullave, duke qenë se vijnë nga jashtë, 110 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Veç ushqimit, shqiptarët kanë paguar gjithashtu edhe biletën e avionit.

Më herët gjatë ditës së sotme janë riatdhesuar edhe 45 shqiptarë nga Turqia. Nga Rinasi, u dërguan në Itali 80 persona ditën e sotme.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nesër në datën 19 prill, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra. /