Tiranë- Nuk janë të paktë shqiptarët që thyejnë karantinën. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ, qytetarët lëvizin lirshëm nëpër lagjet e Kombinatit në Tiranë. Por, në një moment vjen një makinë Policie dhe të gjithë shpërndahen dhe fshihen që të mos pikasen nga Policia. Madje, një qytetar fshihet pas një makine. Patrulla e Policisë kalon dhe nuk shikon asnjë qytetar në rrugë. Video tashmë është bërë virale në rrjet.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të falen të gjitha gjobat dhe do të kthehen makinat e sekustruara. Ai njoftoi se edhe pensionistët mund të dalin nga banesat deri në orën 11 të paradites.
J.V/Dosja.al

