Skip to content

Sërish bilanc tragjik në Francë, 642 persona humbin jetën brenda ditës nga koronavirusi

Franca ka raportuar 642 vdekje të tjera të shkaktuara nga koronavirusi për 24 orë duke e çuar totalin e vendit në 19,323, niveli i katërt më i lartë në botë. Ministria e Shëndetësisë në vend tha se 364 nga viktimat kishin ndërruar jetë në spitale ndërsa 278 ndodheshin në shtëpi për të moshuar.

Numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë në të dhjetën ditë radhazi nga 5.833 në 194. Ky është niveli më i ulët që nga 31 Mars.

Brenda ditës, në Francë janë regjistruar 3,824 raste të reja me Covid-19 duke bërë që numri total i të infektuarve të rritet në 151,793. /