Skip to content

Lajmi i mirë, shërohet një mjek dhe 2 infermierë

Kryeministri Edi Rama  ka ndarë një lajm të mirë në kuadër të luftës me COVID 19. Në 24 orët e fundit ai thotë se janë shëruar 1 mjek dhe 2 infermierë, mes 19 rasteve të të shëruarve.

Po ashtu ai thotë se në total janë 39 persona pjesë e personelit shëndetësor të shëruar

Rama thekson se për të 7 ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani 302 qytetarë e kanë fituar betejë me COVID 19.

Postimi i kryeministrit

LAJM I MIRË:

1⃣MJEK dhe 2⃣ INFERMIERE në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit

🟢 SHKON NË 3⃣9⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19

Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë

🟢 DERI TANI 3⃣0⃣2⃣ QYTETARË E KANË FITUAR LUFTËN ME #COVID-19