Skip to content

Rrugët e Tiranës plot me fëmijë/ Kryeministri poston një video nga dita ndryshe në kryeqytet

Kryeministri Edi Rama postoi një video në profilin e tij në Facebook, ku shfaqen fëmijët të shoqëruar nga nënat e tyre në rrugët bosh të kryeqytetit me lodra në duar.

Sot deri në orën 11:00 fëmijët deri në 10 vjeç me nënat e tyre kanë lejen për të lëvizur. Nën një diell të ngrohtë janë me mijëra vogëlushët të shoqëruar nga nënat që kanë dalë për të luajtur, pas 40 ditësh në vetizolim.

Liqeni Artificial, sheshi “Skënderbej”, e po ashtu edhe hapësira të tjera publike në kryeqytet ishin plot.