Skip to content

Gjendja e pacientëve të infektuar me koronavirus, 10 prej tyre në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 222 pacientë të sëmurë aktivë të infektuar me koronavirus në vendin tonë, numërohen të shtruar në spital 42  prej tyre.

Në spitalin Infektiv vijojnë të marrin trajtim mjekësor 34 pacientë, ndër to 6 janë në terapi intensive.

Lexo edhe: 2 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, një infermier dhe një efektiv i FNSH

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 të tjerë në pavion.