Skip to content

Drita te cuditshme ne qiejt e Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë, eskperti sqaron cfarë janë (VIDEO)

 

Diteve te fundit gjate nates jane pare disa drita ne qiell, duke shkaktuar kuriozitet por dhe shqetesim tek qytetaret.

Eksperti Milaim Rushiti, kryetar i Astronomy Outreach Kosova, tha për Televizionin KlanKosova se ditëve të fundit në objektivin e tyre po shihen satelitë te cilet udhëtojnë nëpër hapësirë edhe në mënyrë të mire organizuar.

“Diku rreth 30-40 të tillë brenda orës 21:00-22:00 po shihen duke udhëtuar. Këta trupa nuk janë ndonjë shqetësim pasi që janë vetëm satelitë artificialë e që në hapësirë e dimë se ekzistojnë mbi 4000”.

“Arsyeja pse ata po vërehen tani sipas mendimit tim, si profesor i astronomisë dhe si kryetar i klubit “Astronomy Outreach of Kosovo” që merremi ekskluzivisht me vrojtime mendojmë se këta trupa kanë filluar të vërehen pikërisht tani pasi mendojmë se shkaktar kryesor është pastërtia e ajrit, pasi nuk ka ndotje kohëve të fundit. Kështu si rrjedhojë ne po mund të vërejmë një stoli shumë të bukur të qiellit, pra këta satelitë artificialë që e përshkruajnë tokën në baza ditore. Gjatë vrojtimeve rol të madh luan edhe pastërtia e ajrit”.