Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të bërë me grafik daljet për shkak të koronavirusit, nuk është pritur mirë nga të gjithë.
Këtë fundjavë, kreu i qeverisë aplikoi një skemë të re. Ndërsa të gjithë ishin në karantinë totale, të shtunën, për herë të parë, u lejua që të dilnin pensionistë. Ndërsa të dielën, nënat me fëmijët deri në 10 vjeç.
Vendimi i kryeministrit ka sjellë mijëra komente në profilin e tij në Facebook. Shumë e mbështesin skemën e aplikuar, ndërsa shumë të tjerë e kanë kundërshtuar.
Një prej komentuesve ka qenë edhe këngëtari shkodran Luiz Ejlli, i cilin i ka thënë Ramës që pas pensionistëve dhe mamave, radhën e daljes ta bëjë me alfabet.
Luiz Ejlli: Dje nxore pensionistat, sot mamate. Te henen beje me alfabet: Le te dalin ata qe i fillon emri me A, te marten me B, etj. Kur te mberrish tek K, dil vete.
Edi Rama: Humor kaps quhet ky
Luiz Ejlli: Po une tu drejtova si Kryeminister me K, pastaj se te shkon mendja tjera kund…

