Skip to content

Ankohej për dhimbje koke, 5-vjeçarja humb jetën nga koronavirusi

Një vajzë 5-vjeçare nga Michigan-i, që ishte ankuar tek prindërit për dhimbje koke, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Pasi qëndroi për dy javë e lidhur me një ventilator në spital, vogëlushja Skylar Herbert u nda nga jeta të dielën.

Ajo rezultoi pozitive për koronavirusin në mars dhe më pas iu zhvillua edhe një lloj i rrallë meningjiti dhe në tru pësoi ënjtje, shkruan

Nëna e vajzës tha për mediat se në një moment Skylar nuk pati më përmirësime të shëndetit dhe mjekët i thanë që me shumë mundësi truri i saj kishte ndaluar së funksionuari përfundimisht.

Pesëvjeçarja besohet të jetë fëmija i parë i infektuar me virusin korona që humb jetën në Michigan. Prindërit e saj janë shprehur se nuk e dinë se nga e mori vajza virusin dhe se ajo nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

Përpara saj, viktima më e re në moshë që humbi jetën nga Covid-19 në vend ishte 20 vjeç. /