Në 24 orët e fundit janë testuar 232, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 22 raste të reja.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 13 pacientë në 24 orët e fundit.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327. Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave”, sqaroi Dr. Eugena Tomini
