Skip to content

Hong Kongu nuk ka raportuar asnjë rast të ri me koronavirus që nga 5 marsi

4ef41fbe 6ac3 4bfa 84fb 8ab081a3eeaa

Hong Kongu nuk ka raportuar asnjë rast të ri me koronavirus për herë të parë në më shumë se gjashtë javë, sipas një deklarate nga Qendra e qytetit për Mbrojtjen e Shëndetit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus të raportuar në Hong Kong është  1.025, përfshirë katër viktima.

Përkundër kësaj, qeveria po i inkurajon banorët të vazhdojnë të mbajnë një distancë sociale dhe të shmangin aktivitetet shoqërore si mbledhjet  për të zvogëluar rrezikun nga infektimi.

“Duke pasur parasysh se situata e infeksionit Covid-19 mbetet e rëndë dhe se ka një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të raportuara në të gjithë botën,populli i është kërkuar me forcë që të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore jashtë Hong Kong”.