Javën tjetër Shqipëria nis një tjetër hapje pas izolimit më shumë se dy muaj për shkak të Covid 19. Në këtë mënyrë do të hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. “Dua të analizoj dhe është shumë e rëndësishme se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk.
Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet. Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat. Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative”, tha Rama.
Sipas Ramës, “në këtë situatë, shkelja ka pasojë të rëndë. Prandaj duhet shumë angazhim dhe durim për të mos nxituar, një përpjekje për t’ja hedhur është në fakt një aksion që mund të rezultojë në larg qoftë në vdekje, pa llogaritur vuajtjet e padrejta sipasojë e të keqes që hapet me shpejtësi.
Në faqe do të publikohet sot, maksimumi nesër, aktivitetet që do të hapen prej datës 27 prill. Sepse të gjithë duhet të njihen me protokollet dhe të marrin masat që të jenë konform ligjit. Lista e aktiviteteve do të publikohet në e-albania, dhe çdo aktivitet ka kodin. Me këtë bllok të dytë kthejmë në punë 27 mijë punonjë të regjistruar.
Tregti me pakicë e veshjeve, e tekstileve, e këpucëve, aktivitete të tjera KKT, pajisje ndriçimi, luleve, tregtia e orëve, aktivitete muzikore, dysheme, veshje muri, lodra për fëmijë, pajisje sportive. Kjo është lista dhe bashkëngjitur me të ka një prokoll të veçantë të masave. Protokolli duhet lexuar dhe marrë. Në momentin e hapjes duhet të zbatohet.
Javën e ardhshme do të hapen taksitë, me një protokoll të veçantë. Është pjesë e listës për javën e ardhshme, me vetëm një person brenda dhe shoferin. Dua të theksoj që taksitë ose një pjesë e bizneseve përmbajnë specifikisht një numër jo të vogël punonjësish. Që përfitojnë tri paga lufte, ose të bonusit. Pavarësisht hapjes, çfarë është dhënë nuk do të merret”.
