Pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës tërhoqi vëmendjen me një status në rrjetin social facebook, teksa shkruante se biznesmenët vip nuk ka sesi të kërkojnë pagën e luftës, ndërsa vetëm automjetet që ata disponojnë kanë një kosto karburanti, shumë herë më të lartë në 30 ditë se 40 mijë lekëshi i Qeverisë.
Sipas tij, ka shumë që mbajnë makina super të shtrenjta dhe ndërsa kërkojnë të paguhen nga shteti për kohën që janë në karantinim, apo biznese të mbyllura në situatën koronavirus.
Por sa makina super të shtrenja ka në Shqipëri. Jo vetëm për kuriozitet, por dhe për të krijuar një ide se shqiptarët janë të pasur të paktën në automjete.
Nuk po llogarisim në të gjithë vendin, por vetëm në Tiranë janë këto lloje makinash të shtrenjta 43 Bentley, 7 Aston Martin, 23 Ferrari, 149 Hummer, 10 Lamborghini, 57 Maseratti, 16 Rolls, 10 Maybach, 20 Corvette, 1066 Porsche dhe 403 Range.
