Skip to content

Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Kërkojnë nga qeveria të përfitojnë pagën e luftës

Naftëtarët e Ballshi protestuan këtë të hënë për mohimin e pagës së luftës nga qeveria.

Duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri, ata i bën apel kryeministrit Rama që të ndërhyjë pasi prej muajsh janë të pa punë dhe po përballen me kushtet e mbijetesës.

Edhe pse në kohë pandemie, naftëtarët paralajmëruan se do t’i rikthehen grevës së urisë nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh.

Në uzinën e Ballshit, janë rreth 800 punonjës të cilët prej janarit kanë mbetur të papunë për shkak të bllokimit të punës në rafineri.