Pas më shumë se një muaj bllokimi, nga kjo e hënë, 55 aktivitete të reja tregtare, lejohen të qëndrojnë të hapura.
Disa prej bizneseve që kanë ngritur qepenët sot, ishin sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjet e shumicës për veshje, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës.
Por tregtarët janë të shqetësuar pasi kohëzgjatja prej 90 minutash që qytetarët kanë në dispozicion për të lëvizur nuk mjafton për të bërë blerje të tjera përveç pazarit të ushqimeve.
Të gjitha aktivitetet do të lejohet të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancimin social si dhe duke pajisur stafin me maska doreza dhe dezinfektant.
