Skip to content

Qeni me sytë nga shkalla pret Skënder Kurtin, ish-trajnerin e boksit që humbi jetën nga Covid 19

Filmi “Haçiko”, do të prekte të gjithë zemrat e njerëzve kudo në botë. Miku besnik që pret njeriun që i qwndronte afër për vite e vite me radhë, megjithëse ky i fundit kishte ndërruar jetë.

Një rast i tillë identik ka ndodhur edhe me Skënder Kurtin. Ish-trajneri i boksit ndërroi jetë disa javë më pare, pasi nuk arriti dot të fitonte betejën me koronavirusin. Kolegu i tij, Murat Basha rrëfen se qeni me emrin Kuqi që e ushqente në lagje, e pret ende me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri.

 Postimi i plotë:

Kuqi, Haçiko ynë. Kuqi është qeni i Ner Kurtit. E gjeti të vogël fare, nuk kishte vend në apartament, por e mbante dhe ushqente aty në lagje. I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po, shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë, që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer.

Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri. Rri dhe pret…me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë, por edhe Kuqi.