Konfirmohen 6 raste të reja me COVID-19 në Krujë.
Mësohet se ditën e djeshme janë marrë tamponët për 12 persona, nga të cilët 9 rezultuan pozitivë. Sipas News 24, 3 të prekur janë konfirmuar dje, ndërsa 6 sot.
Po ashtu raportohet se ditën e sotme iu janë marrë tamponët 21 personave në këtë qytet.
Të gjitha rastet dyshohet se kanë lidhje me fasonerinë, e cila u kthye në vatër të COVID-19.
Sot, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 22 raste me koronavirus 24 orët e fundit duke e çuar në 584 në total numrin e të infektuarve.