Skip to content

S’ka më takime me duar as puthje në faqe! Shqiptarët përdorin ‘fantazinë’, përshëndeten pas shpinës së gazetares, Enkel Demi se mban të qeshurën

TIRANË– Një nga rregullat bazë të përsëritur nga të gjithë, për të mbajtur larg koronavirusin është ai i ruajtjes së distancës së sigurisë. Largësia duket se ka nxitur imagjinatën e shqiptarëve për të krijuar mënyra të reja takimi me njëri-tjetritn.

Në vend të takimit me duar apo puthjeve faqe me faqe, po përdoret takimi me bërryla apo me këmbë. Një rast i tillë është kapur nga kamera e AbcNews, teksa gazetarja Xhensila Kodra raportonte ‘live’ nga një prej rrugëve të kryeqytetit. 

Në sfond, pas gazetares mund të shihen dy shihen dy djem të ri, që duke u munduar të ruajnë një farë distance, takojnë këmbët në vend që të shtrëngojnë duart.

 

View this post on Instagram

 

Cfare ndodh ne rruge teksa gazetarja e @abcnewsal @kodraxhensila raporton LIVE

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) on Apr 20, 2020 at 5:32am PDT

Gjesti është vënë re nga moderatori Enkel Demi, i cili me të qeshura ka informuar gazetaren se çfarë kishte ndodhur pas shpinës së saj. 

(k.m/dosja.al)