Kinematografisë shqiptare nga sot do i mungojë fizikisht një regjisor dhe aktor i madh, e i dashur për publikun, Rikard Ljarja i cili u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 77 vjeçare.

Pas lajmit ka reaguar miku dhe kolegu i tij, aktori Mevlan
Shanaj. Në një postim në Facebook, Shanaj i kushton një dedikim prekës.

“Ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur , zemra e
tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij. Mik na
helmove na shkretove fisnikerine”, shkruan ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTE

Ej sot iku RiKard Ljarja ! ej shqiptare dhimbja ka nje emer
sot neser do quhet Rikard , emocioni ka emrin e tij , buzeqeshja eshte per te ,
liria ka dashurine ne zemren e tij, ne shoket lotet i kemi te syte e tij te
qeshur , zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se
tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerine. Faleminderit dashurise tende , ne
tashme dime te vdesin te ndershem .dhuraten e ruajtur zemres tende sot e hodhe ne
driten e arit per te pushtuar gjithesine?

Drite paste emri vepra e shpirtit tend te bukur, me duar te dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Ju , si e do Shqiperia, Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen ne cdo familje per mje min heshtje. Le te kumbojne kembanat e zemrave per te. Lamtumire miku im! Qe mbete mik i shtrenjte !

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re