Italia ka vendosur që të vlerësojë solidaritetin e dhënë ndaj saj nga disa vende të tjera, të cilat shkuan për ta ndihmuar në ditët e saj më të vështira gjatë luftës me koronavirusin.
Në mesin e tyre është edhe Shqipëria, e cila një ditë më pare dërgoi edhe 60 infermierë të tjerë në Itali.
Falenderimin e ka bërë edhe pubkik shumë herë, por se fundi e ka bërë me një video mesazh, që flet më shumë se çdo gjë tjetër.
“Faleminderit vëllezër, erdhët nga larg, nga tokat tuaja, duke tundur flamujt tuaj, erdhët edhe pa ua kërkuar, erdhët për ne, për të na ulur kurbën”, thuhet ne video.
Video është postuar mëngjesin e sotëm kryeministri Rama, në faqen e tij në “Facebook”, me këtë shënim: MIRËMËNGJES
