Ambasada Italiane ka kërkuar informacione për një të paraburgosur. Bëhet fjalë për një shtetas italian që ndodhet në ambientet e paraburgimit në burgun 313 në Tiranë. Ai është shtetasi Xh. Cosimo, i cili mendohet se është prekur nga covid-19.
Ai mbahet në izolim prej një jave, i veçuar nga të tjerët. Pamponimi i parë i tij ka dalë negativ, ndërsa për të dytin përgjigjja mbahet sekret.
Por, për këtë rast, Ambasada Italiane ka kërkuar një informacion zyrtar për shtetasin e saj, për të cilin nuk bëhet e ditur akuza se përse ndodhet në burg.
