Zv/ kryetari i LSI-së Luan Rama në një deklaratë për mediat ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Luan Rama u shpreh se në kushtet kur masat e marra kanë bërë efektin e duhur, sot nuk ka më asnjë bazë reale, Kushtetuese apo ligjore që të zgjatet më tej gjendja e fatkeqësisë natyrore.
“Sot përfundon ligjërisht afati i shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Propozimi i qeverisë për të shtyrë edhe dy muaj të tjerë shpalljen e emergjencës rezulton të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.
Sot sipas të dhënvae që jep Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë 32 qytetarë të shtruar në QSUT të infektuar me COVID-19, dhe vetëm 8 të tjerë të shtuar në sanatorium.
Gjatë ditëve të fundit ka ditë të tëra që nuk paraqitet asnjë qytetar i shtruar me koronavirus”, deklaroi Luan Rama.
