Prej kohësh ekziston një teori, veç asaj të pranuar gjerësisht, se koronavirusi mund të ketë rrjedhur nga ndonjë laborator në Kinë.
Lidhur me këto teori, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e paralajmëroi Kinën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e Covid-19.
Për ta qartësuar situatën, të martën ka reaguar Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës, sipas të gjitha provave ekzistuese, koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqet e natës dhe se nuk është krijuar në asnjë laborator.
Zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib u shpreh që nga Gjeneva: Të gjitha provat e disponueshme sygjerojnë se virusi ka origjinë shtazore dhe se nuk është i manipuluar apo ndërtuar në një laborator apo diku tjetër. Me shumë mundësi, virusi e ka origjinën nga kafshët.
Ajo shtoi se ende nuk është e qartë sesi virusi kaloi nga specia bartëse tek njerëzit, por ka shumë siguri që transmetimi është bërë nga një bartës ndërmjetës. /
