Skip to content

Studimi: COVID-19 ka ndryshuar mbi 30 herë, mutacioni në Evropë më i fortë se në SHBA

COVID-19 ka ndryshuar të paktën 30 herë deri më tani. Ky është përfundimi i një studimi të fundit nga shkencëtarët kinezë. Studiuesit nga universiteti Zhejiang zbuluan 19 lloje të reja që nuk ishin parë ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Disa ngjajnë me ato që u përhapën në Evropë, ndërkohë disa të tjera ishin të ngjashme me ato që u përhapën në SHBA.

Shkencëtarët besojnë se virusi i quajtur zyrtarisht SARS-CoV-2 po ndryshon vazhdimisht për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme. Ekipi i drejtuar nga profesor Li Lanjuan dhe kolegët e tij, testuan sesa efektiv ishte virusi dhe si mund të infektonte dhe të vriste qelizat njerëzore në laborator.

Ekipi gjeti disa nga mutacionet më vdekjeprurëse në Zhejiang, ku ndodhet universiteti. Këto mutacione ishin parë edhe në disa vende evropiane siç janë Italia dhe Spanja, përpara se të përhapej në Nju Jork. Sidoqoftë, disa nga mutacionet më të buta ishin varietetet që gjenden kryesisht në SHBA, përfshirë shtetin e Uashingtonit, i cili mund të ishte lloji që mbylli Ëuhan, nga origjina e virusit. Por shkencëtarët pranuan se “diversiteti i plotë mutacional i virusit në Ëuhan në ditët e para është ende i panjohur”.

Studiuesit paralajmëruan se vetëm pse mutacionet ishin më të butë, nuk do të thotë se ekziston një rrezik i ulët i vdekshmërisë. Dhjetë nga 11 pacientët që u studiuan ishin nga Ëuhan, qyteti ku filloi pandemia në dhjetor. Të gjithë pacientët nga mosha midis katër muajsh dhe 71 vjeç janë rikuperuar.

“Ilaçi dhe zhvillimi i vaksinave, edhe pse urgjente duhet të marrin parasysh ndikimin e këtyre mutacioneve akumuluese për të shmangur grackat e mundshme”, thanë studiuesit.