Katër biznese fasone në Gjirokastër janë mbyllur për shkak se nuk kanë respektuar distancën e sigurisë 1.5 metra për punonjësit.
Ata ishin paralajmëruar për këtë shkelje dhe autoritetet i kishin lënë afat 24 orë për të përmbushur këtë kriter, duke përbërë kështu rrezik për përhapjen e koronavirusit.
Inspektoriati Shteteror Shendetesor ne Gjirokaster bën me dije se mbyllja e tyre ka lënë pa punë 500-600 persona të punësuar pranë këtyre subjekteve.
Lexo edhe: Fasoneria në Kurbin “burim” infeksioni, asnjë i infektuar në qytetet e tjera të Shqipërisë për sot
“Inspektoriati Shteteror Shendetesor ne Gjirokaster ka mbyllur aktivitetin e kater bizneseve fason ne Gjirokaster.
Pas nje inspektimi konkret ne terren tek keto biznese, inspektoret e ISHSH kane konstatuar shkelje te protokollit fillestar te distancimit mes punetoreve prej 1.5 metra e nderkohe qe protokolli i ri i vendosur nga qeveria shqiptare e ka rritur kete distancim me 2 metra.
Ne kushtet kur asnje nga bizneset e prodhimit te veshjeve nuk kishte marre masa per distancim, u ndermor vendimi per mbylljen e aktivitetetit te tyre deri ne plotesimin e kushteve.
Afati qe i’u eshte lene eshte 24 ore dhe ne mungese te permbushjes se tyre, ISHSH do te ndermarre masa te renda administrative. Me mbylljen e kater bizneseve fason ne Gjirokaster, kane ngelur pa pune afro 500-600 punonjese’, njofton Inspektoriati Shteteror Shendetesor ne Gjirokaster.
Fabrikat fasone janë bërë burim infeksioni në disa qytete të tjera në vend, veçanërisht në Krujë.
