Kurba e infektimit në Shqipëri e të prekurve nga Covid-19 po ka luhatje, por shifrat flasin për ulje dhe se rastet që shfaqen janë kryesisht në qendra të përqendruara, pra në vatrat e reja. Tirana si vatra më e madhe e të infektuarve nuk shënoi sot asnjë rast të prekur.
Kruja dhe Kurbini kishin 25 rastet e sotme, e kjo tregon se në qytetet e tjera nuk ka pasur asnjë të infektuar. Institucionet e shëndetësisë po japin sinjale shprese, duke theksuar se situata po mbahen nën kontroll, e që prej disa ditësh nuk po ka as raste të vdekurve. Numri i të shëruarve është me i lartë se ai i qytetarëve që janë të infektuar, 345 me 238 në total. Pavarësisht këtyre shifrave optimiste qeveria ka paraqitur sërish kërkesën në Parlament për zgjatjen me dy muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, deri në 23 qershor, duke premtuar në të njëjtën kohë dhe lirimin e disa masave, ku më 27 prill do të hapen lejohet ushtrimi i aktivitetit të biznesit.
Por çështja ngrihet pikërisht se përse qeveria nuk përdor një skemë më lehtësuese, por vepron masa ekstreme izoluese, duke zgjatur më dy muaj izolimin. Është shumë më e logjikshme që qeveria të operojë me izolime me rajone, duke çliruar ato qytete ku Covid-19 është duke u zhdukur, apo nuk është prekur asnjëherë nga virusi vdekjeprurës.
Të tilla janë qytetet si Gjirokastra, Vlora, Gjirokastra, Korça, Pogradeci, Dibra, Saranda dhe Përmeti. Ndërkaq Durrësi ishte vatra e parë ku u prek nga Koronavirusi, tani ka vetëm 29 të izoluar, ndërsa Berati (ka 1 vetëm një të izoluar). Të gjitha këto qytete mund t’ rikthehen jetës normale, sigurisht duke iu përshtatur masave të reja, ruajtjes që asaj që cilësohet distancim social. Kjo do të sillte mbi të gjitha një lehtësim për njerëzit nga psikologjike, por mbi të gjitha ky vendim do të sillte edhe çlirimin e bizneseve, të cilat rrezikojnë falimentimin, nga shtyrja e afateve shtrënguese.
Tani koha është jo për të mbajtur të bllokuar qytetet që nuk kanë probleme, por për t’i dhënë një liridalje dhe futur në punë qarkullimin e parasë dhe të fuqisë punëtore. Shumë shtete po priren të zbatojnë këto masa lehtësuese si e vetmja mënyrë për shpëtimin e ekonomisë, duke parë që edhe njerëzit po rebelohen ndaj këtyre masave izoluese./ Gazeta SHQIP
