Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sqaruar në OPEN lajmin e publikuar në media për një kontratë të re lobingu të PD në SHBA me vlerë 60 mijë dollarë, të nënshkruar më 20 mars të këtij viti.
Kryedemokrati tha se kjo është një kontratë në vazhdim që ka PD dhe nuk ka asgjë të re.
“Kjo është një kontratë në vazhdim që ka PD. Nuk ka asgjë të re. Kontrata është bërë për të marrë ndihmën e SHBA në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. KJo është një kontratë transparente që ekziston prej shumë kohësh dhe që rinovohet. Kjo është një kontratë që vazhdon prej dy vitesh dhe botohet në mënyrë periodike nga departamenti I shtetit. Pyetja që shtrohet është se pse doli sot? Për shkak të denoncimeve që bëjmë ne për tenderat e qeverisë”, tha Basha.
I pyetu se çfarë komenti ka pasi kompania është e njëjta që lobon për Maduron dhe Venezuelën, Basha tha:
“Po kompania që ka marrë qeveria që lobon me lekët e shqiptarëve kundër opozitës. Nuk ka asgjë jo normale që të bëhet fushatë lobom”, tha Basha.
Basha ka sqaruar një lajm që ka qarkulluar në rrjet se ai nuk mund të udhëtojë dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një lidhje me emisionin Open, lideri i opozitës tha se kjo është avazi i vjetër i Partisë Socialiste e cila e qarkullon këtë informacion sa herë që i plasin skandale.
“Më vjen keq që kanë rënë në këtë nivel që nga mëngjesi e deri në darkë merren me opoziten e kryetarit te PD. Kjo tregon çfarë janë prioritet e Edi Ramës, obsesioni i vetëm është të sulmojë kryetarin e opozitës pastaj thotë edhe ndonjë fjalë si për të larë gojën që jemi për bashkëpunim.
E qarkullojnë sa herë janë në vështirësi, sa herë që nuk paguajnë cfarë i kanë premtuar shqiptarëve, sa herë u plasin skandale si ajo e Bild, besoj e keni marrë vesh që është tërhequr nga padia që i ka bërë Bild që publikoi skandalin e vjedhjes së votave, në mes të kësaj pandemie është tërhequr tërheqja vërteton që qeveria është produkt i një palë zgjedhjeve me vota të vjedhura në bashkëpunim me krimin. Sa herë kapet në skandal e në pamundësi për të përballuar situata si kjo tani,sulmojnë opozitën me gënjeshtra, mashtrime e trillime”, tha Basha.
