Skip to content

Kruja vatra e “nxehtë” e koronavirusit, konfirmohen 18 raste të reja në dy fasoneri

Prej disa ditësh Kruja është kthyr në vatrën e re më të nxehtë të përhapjes së pandemisë koronavirus në vend.

Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 18 raste të raja të prekurish, nga 30 tampone të kryer nga autoritetet.

Bëhet e ditur se të prekurit janë kryesisht punonjës të fasonerisë “Endi” sh.p.k dhe kontakte të aferta të tyre. Mes të infektuarve është edhe shoferi i fasoneri “MHV” të Muharrem Hoçes.

Në këtë fabrikë punojnë shumë zonja edhe nga fshatra të Kurbinit, të cilat shkojnë në punë me furgonë.