Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
“Panorama” shkruan se rastet e reja janë zbuluar pas testimit të bërë në persona që kanë qenë të dyshuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se të infektuar kanë rezultuar një burrë 62-vjeëar, që ka qenë shofer autobusi dhe gruaja e tij, po 62-vjeçare. Ata janë banorë të lagjes 5 maji të qytetit.
Ndërkohë në total numri i të prekurve në Elbasan shkon në 18 persona.
